Keni bërë plane për ditën e sotme? Bëni mirë që së pari të shikoni motin.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik
Sipas njoftimit, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët ndërkaq në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 18 gradë celsius.
“Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit. Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike, vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s”, ka thënë IHMK.
Ndërkaq, IHMK thotë se javën e ardhshme pritet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave.