Mot kryesisht i vranët të premten, temperaturat deri në 7 gradë

23:56 | 22 Janar 2026
mot-kryesisht-i-vranet-te-premten,-temperaturat-deri-ne-7-grade

Në vendin tonë të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga -2 gradë Celzius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 7 gradë.

“Temperaturat minimale: -2 deri 1°C.Temperaturat maksimale: 3 deri 7°C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thonë nga IHMK.

Komento: