Mot me diell e vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

08:12 | 21 Qershor 2024
mot-me-diell-e-vranesira-te-pjesshme,-temperaturat-deri-ne-35-grade-celsius

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell, ku pjesërisht do të ketë dhe vranësira.

Siç bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, e ato maksimalet nga 28 deri në 35 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Komento: