Mot me diell nga e hëna deri në të premten, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

22:34 | 30 Qershor 2024
mot-me-diell-nga-e-hena-deri-ne-te-premten,-temperaturat-deri-ne-28-grade-celsius

Moti nga e hëna që vjen deri në të premten parashihet të jetë me diell.

Temperaturat minimale pritet të fillojnë nga 12 gradë Celsius ndërsa maksimalet deri në 28.

Për të hënën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

E për një ditë më vonë – të martën, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tha se pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh”.

“Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius”.

Moti me diell dhe vranësirat e shpërndara, pritet të jetë prezent të mërkurën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Edhe të enjten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius.

Për të premten, IHMK tha se pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, dhe se kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

“Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24- 28gradë Celsius”.

Komento: