Mot me diell të premten në Kosovë, këto janë temperaturat

00:03 | 16 Shkurt 2024
mot-me-diell-te-premten-ne-kosove,-keto-jane-temperaturat

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Acar në mëngjes.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C, njofton Meteo Kosova. /Front Online/

Komento: