Mot sot i vranët dhe me riga shiu

08:03 | 02 Maj 2024
mot-sot-i-vranet-dhe-me-riga-shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Komento: