
Mbi kalanë e harruar të Kaçanikut dikur ekzistonte një simbol i qytetit, ku vinin turistë nga e gjithë Kosova dhe bota. Sot, është shkatërruar, harruar dhe demoluar, në pritje të një shkëlqimi të radhës.
Bëhet fjalë për Motel “Kalaja”, i hapur në mesin e viteve ’70, që kishte 11 dhoma dhe 22 punëtorë.
“Ka pas turistë nga Italia, Franca, Gjermania. E kanë parë reklamën e Motel ‘Kalaja’ nga lart dhe kanë ardhë këtu”, tregon Brahim Frangu, ish-drejtues i motelit në Kaçanik.
Histori, tregime, jetë nate dhe qejfi që sot janë shndërruar në rrënojë.
“Këtu kanë ardhë edhe Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli. Lah Nimani me 22 boksierë ka qëndru këtu”, shprehet Frangu.
Ai kishte ardhur nga Alpet e Austrisë për t’u punësuar në këtë motel.
“Nuk jam penduar që kam ardhë prej Austrisë”, thotë ai.
Gjatë viteve ’90, Moteli ishte shndërruar në strehë për refugjatë serbë të ardhur nga ish-Jugosllavia. Por rrëfimi nuk përfundon me kaq. Objekti i radhës është ish-Spitali i Mushkërive mbi Kaçanik, aty ku dikur shumë njerëz gjetën shërim. Ky spital thuhet se ka funksionuar deri në fund të viteve ’80 dhe më pas është shndërruar në një lloj fabrike të fashave.
“Është gjynah si e kanë lënë. Në këtë vend janë tri rryma ajri”, tregon Frangu.
Pas luftës, spitali i dikurshëm u shndërrua në kazermë të UÇK-së, e më pas u shfrytëzua nga të pastrehët dhe rastet sociale të Kaçanikut.
Rrëfimi i plotë: