Motër dhe vëlla , deputetë të partive të ndryshme në Turqi – babai i tyre ishte themelues i një partie të tretë

21:38 | 16 May 2023

Vëlla dhe motër, deputetë të partive të ndryshme në Turqi – babai i tyre ishte themelues i një partie të tretë.

Vëlla e motër në shtetin turk janë bërë deputetë, por nga parti të ndryshme. Babai i tyre i ndjerë ishte themelues i një partie të tretë.

Turqit gjatë fundjavës së kaluar kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Në listat e kandidatëve të dy partive të ndara ishin edhe fëmijët e Alparslan Turkeshit, themeluesit të partisë së tretë më të fuqishme në Turqi, MHP.

Ayyuce Turkesh Tash u bë deputete në saje të votuesve të qytetit të Adanas ndërsa do të përfaqësojë partinë opozitare, IYI.

Ndërkohë, vëllai i saj, Yıldırım Tugrul Turkesh është bërë deputet nga qarku i Anakarasë dhe do të bëjë pjesë në grupin parlamentar të presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, AKP.

Ndryshe, pozita së bashku ka fituar mbi 502 për qind të votave ndërsa opozita nën 50 sosh.

Komento: