Moti afrikan po vjen, ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

10:01 | 17 Korrik 2022

Mot me diell, temperaturat deri në 31 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Komento: