Moti i keq në Greqi, humbin jetën dy persona

23:56 | 21 Janar 2026
moti-i-keq-ne-greqi,-humbin-jeten-dy-persona

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të lig në Greqi.

Siç raporton Top Channel, viktima e parë ishte një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Viktima e dytë është një grua e cila, sipas raportimeve, u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit.

Ndërkohë, meteorologët kanë paralajmëruar shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Komento: