Moti i keq përfshinë edhe Tiranën

23:00 | 17 Shtator 2022

Moti i keq ka përfshirë Ballkanin.

Pos në Kosovë, moti i keq ka përfshirë edhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Era e forta ka shkaktuar probleme, ndërsa nuk kanë munguar edhe rrëzimet e pemëve.

Një e tillë është rrëzuar në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Për pasojë, pema i ka rënë sipër një makine të parkuar buzë rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Banorët e lagjes kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi edhe një pemë tjetër ngjitur me të parën është gati për t’u rrëzuar.

Komento: