Edhe sot bregdeti shqiptar po vazhdon të jetë me dallgë dhe jo i përshtatshëm për notim.
Moti prej ditës së djeshme ka qenë i paqëndrueshëm duke bërë që dallgëzimi në det të jetë tepër i madh.
Po kështu e njëjta situatë ka vijuar edhe ditën e sotme, ku një nga zonat më të prekura është edhe Velipoja. Bashkia e Shkodrës bën me dije se në këto kushte, duhet të shmanget futja në det.
Sipas bashkisë së Shkodrës vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri.
Megjithatë angazhimi dhe kujdesi e qytetarëve është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.
Me poshtë i gjeni pamjet çka ndodhi dje në plazhet shqiptare dhe në atë të Ulqinit