Moti i mirë po vazhdon të mbizotërojë ende në bregdetin shqiptar.
Pushuesit zgjedhin shtatorin për pushime për qetësinë dhe çmimet që ofrohen.
Kushtet e favorshme atmosferike kanë bërë që edhe kjo fundjavë të jetë e frekuentuar nga pushuesit në Shëngjin.
Shtatori mbetet një muaj preferencial për të pushuar, pikërisht për qetësinë që të ofron dhe kushtet atmosferike. Kushtet e mira akomoduese, pastërtia dhe mikpritja janë disa nga arsyet pse shumë pushues zgjedhin Shëngjinin.
Në këtë periudhë të vitit pushuesit thonë se gjejnë oferta më të lira. Fundi i sezonit veror duket se është ende larg edhe në Durrës.
Të favorizuar edhe nga temperaturat e larta, të shumtë janë pushuesit që kanë frekuentuar bregdetin e Durrësit këtë të diel shtatori.