Moti i nxehtë vazhdon, kështu do të jetë moti gjatë ditëve në vijim

09:07 | 28 Tetor 2022

Vazhon mot i nxehtë edhe sot e gjatë vikendit.

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin nga 4 ato minimale deri në 22 gradë Celsius ato maksimale.

Nën ndikimin e fuqishëm anticiklonik mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Priten intervale të gjata kohore me diell, vranësira të pakta lokale, ndërsa mëngjeset mund të jenë me mjegull nëpër disa lugina dhe ultësira.

Komento: