Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu dhe bore në zona të caktuara, veçanërisht në zonat malore gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 14-31 km/h.
Temperaturat do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C.