Moti javën e ardhshme i favorshëm për bimët dhe tokën

20:40 | 29 Mars 2026
moti-javen-e-ardhshme-i-favorshem-per-bimet-dhe-token

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve, të mërkurën dhe të enjten reshjet do të jenë më intensive, ndërsa ditët e tjera do të mbizotërojnë vranësirat me reshje shiu të intensitetit më të dobët.

Nga pikëpamja agrometeorologjike, siç njofton IHMK-ja, këto kushte konsiderohen të favorshme për bimët dhe tokën, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat e mbjella.

“Lagështia e shtuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagur, duke lehtësuar proceset e rritjes së bimëve dhe aktivitetet e punimeve bujqësore. Gjithashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të mira për zhvillimin normal të kulturave pranverore”.

“Bujqit këshillohen të përfitojnë nga këto ditë për të vazhduar me punimet e tokës, mbjelljet e reja, dhe kujdesin për bimët, duke shfrytëzuar kushte optimale agrometeorologjike pa rrezik nga dëmtimet e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë

Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale:3 -5°C

Temperaturat maksimale:  6-9°C

Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s

E martë

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Temperaturat minimale: 1 – 3°C

Temperaturat maksimale: 6-9°C

Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale: 1-4°C

Temperaturat maksimale: 5-7°C

Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale:1-4°C

Temperaturat maksimale:7-9°C

Era: nga veriperendimi 1-9m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat mimale: 1 deri 4°C

Tmperaturat maksimale: 8- 11°C

Era:  nga drejtimi i verilindja  1-7m/s.

Komento: