Moti me shi e borë në fundjavë

20:56 | 02 Janar 2026
Moti me shi e borë në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore.

Sipas IHMK-së, të shtunën parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende. Në viset e larta malore, vranësirat pritet të sjellin edhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Ndërkaq, edhe të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat e larta malore po ashtu parashihet borë e dobët.

Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 4 deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare

Komento: