Moti në javën e ardhshme, rikthehet bora

23:38 | 05 May 2019

NJë mot i ndryshueshëm ka kapluar vendin tonë.

Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Këto masa gjatë ditës së martë do të fuqizohen dhe si pasojë do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Për derisa në viset e ulëta parashihen reshje shiu, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komento: