Moti në vikend i vranët dhe me intervale me diell

17:08 | 24 Janar 2025
moti-ne-vikend-i-vranet-dhe-me-intervale-me-diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, gjatë të shtunës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, kurse maksimalet në mes 6 dhe 10 gradë Celsius.

Kurse, gjatë të dielës parashihet që të ketë temperatura më të larta, ku minimalet do të lëvizin mes 1 dhe 3 gradë, kurse maksimalet e ditës nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Komento: