Moti për ditën e nesërme, përgatituni për këto temperatura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Moti për ditën e nesërme, përgatituni për këto temperatura

21:34 | 24 Dhjetor 2019

Mësoni se ҫfarë moti do të ketë nesër në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 25 dhjetor, në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, dhe herë-herë me reshje shiu.

Në viset malore parashihet të bjerë shi me borë, ka bërë të ditur IHMK.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

IHMK ka paralajmëruar se do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Komento: