Moti për ditën e sotme, e dielë me temperatura befasuese

09:09 | 21 Prill 2019

Keni bërë plane për ditën e sotme? Së pari bëni mirë të shikoni motin.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë ditës së sotme në Kosovë

Sipas njoftimit, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe i qetë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Komento: