Mot me temperatura të larta po mbretëron këto ditë.
Vala e të nxehtit vazhdon edhe në ditët në vijim, por pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu. Fundjava me kthjellime dhe më nxehtë.
Vala e të nxehtit mbetet mbi rajon, edhe pse nga dita e sotme një front i ftohtë që është shtrirë në pjesët veriore të rajonit, ka zhvendosur vapën më në jug. Dy ditëve të ardhshme, orëve të pasdites mbetet mundësi që vende-vende të ketë reshje lokale shiu me bubullima, kryesisht rreth viseve malore.
Në fundjavë parashihet të mbajë mot më stabil, me kthjellime dhe temperatura në rritje.
Nga java e ardhshme masa më të freskëta ajrore dhe të paqëndrueshme, do të depërtojnë mbi rajon, duke mundësuar edhe reshje lokale shiu, me tendencë të uljes së temperaturës rreth vlerave mesatare.
5.07 – Nxehtë, deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
6.07-7.07 – Në fundjavë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Të dielen pasdite vransira kalimtare.
8.07 – Nxehtë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta dhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 33C.
Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga krahu verior 1-4m/s., e nga dita e diel, erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike deri në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale.