Moti për dy ditët e ardhshme, këto janë temperaturat që iu presin

19:00 | 10 September 2019

Mësoni se ҫfarë moti do të ketë në ditët në vazhdim.

Fusha të presionit të lartë që shtrihen mbi rajon do të kushtëzojnë mot më të qëndrueshëm ditëve në vijim në vendin tonë.

“Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vetëm rreth viseve malore ekzistojnë mundësi të ulëta për reshje lokale shiu”, parashikon Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e premte anticikloni i Azoreve që po depërton mbi Europën qëndrore do të shtrihet edhe mbi rajonin tonë, që ditëve të fundjavës do të favorizojë mot me intervale më të gjata me diell”.

Sipas PË, në aspektin termik, pas ditës së nesërme, temperaturat gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare.

Parashikimi për datat 11-12 shtator:

11.09.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 5.

12.09.2019 – Pjesërisht vranët. Erë mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 6.

Komento: