Moti për dy ditët e ardhshme, mësoni se a do të ketë borë në Kosovë

17:35 | 10 Nëntor 2020

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në dy ditët në vazhdim në vendin tonë.

Dy ditët në vijim pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull të radiacionit, për shkak të kthjellimeve dhe rënies së temperaturave minimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

Komento: