Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, a do të ketë borë? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, a do të ketë borë?

20:57 | 29 Tetor 2020

Mësoni si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme.

Prishtina Weather ka treguar se si parashihet të jetë moti në fund të këtij muaji.

Një sistem frontal parashihet të kaloj sonte gjatë natës nga rajoni ynë, që mund të sjell shkurtimisht reshje të dobëta shiu, e vranësirat gjatë ditës së nesërme do të shpërndahen. Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e në mbrëmje sërish priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

Me kalimin e sistemit frontal ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.

Era që pritet të fryj gjatë ditës së nesërme do të shpërndajë ndotësit ajror, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera të mira, e ditën e shtunë do të luhatet ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare.

30.10.2020 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Paradite kryesisht me vranësira, të cilat gjatë ditës do të shpërndahen. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 16C, e në vise malore 4C deri 9C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s, e nga Dukagjini 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

31.10.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Në mbrëmje vende-vende mund të priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 17C, e në vise malore 2C deri 10C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 3.

Komento: