Moti për dy ditët e ardhshme, verë e vërtetë

21:23 | 24 Shkurt 2020

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në dy ditët në vazhdim.

25.02.2020 – Ngrohtë, me vransira të shtresave të larta dhe intervale më të gjata me diell, e nga mesdita edhe me erë.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu jugor 5-17m/s, e vende-vende në Dukagjin me hove deri në 20m/s. Indeksi UV: 3.

26.02.2020 – Ngrohtë, paradite kryesisht me diell.

Ditën me erë, derisa vransirat do të shtohen.

Në mbrëmje nga perëndimi i vendit priten mundësi për reshje lokale shiu.

Do të fryejë erë e fuqishme nga jugperëndimi 10-20m/s, vende-vende edhe me hove deri në 25m/s (90km/h). Indeksi UV: 3.

Komento: