Moti për dy ditët në vazhdim, iu presin temperatura befasuese

23:59 | 04 Korrik 2019

Mësoni se ҫfarë moti do të ketë në dy ditët në vazhdim.

Moti me diell dhe me temperatura të larta po vazhdon në Kosovë.

Sot temperatura më e lartë e ditës ka arritur në 34 gradë celsius, ndërsa nesër pritet të vazhdojë moti me diell.

Temperatura maksimale e ditës nesër pritet të jetë 29 gradë celsius dhe nuk parashihet të ketë vranësira.

Pasnesër, temperaturat në Kosovë përsëri do të rriten për 2 gradë, ndërsa të dielën, ato përsëri do të ngriten në 34 gratë celsius.

Zjarrfikësit kanë bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes me hedhjen e gjërave që mund të shkaktojnë zjarr.

Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar tek njerëzit e sidomos të moshuarit të ekspozohen sa më pak në diell.

Komento: