Moti për sot me vranësira dhe riga shiu

07:38 | 29 March 2025
moti-per-sot-me-vranesira-dhe-riga-shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

IHMK shton se temperaturat minimale do të variojnë nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Komento:
loading