Java e ardhshme në Kosovë, pritet që të jetë e ftohtë dhe me reshje bore.
Ditëve të fundjavës një front i ftohtë që do të kalojë mbi rajon, pritet të sjellë vranësira dhe ngrica orëve të mëngjes, e ditën e shtunë vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.
Ditën e fundit të vitit 2018 një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, do të depërtojë mbi rajon, që pritet të favorizoj mot të ftohtë, kohë pas kohe me reshje të dobëta bore, që vende-vende mund të vazhdojnë edhe në natën e ndërrimit të motmoteve.
Sipas tendencave të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme, një valë e të ftohtit arktik pritet të shtrihet mbi rajon dhe pjesën më të madhe të Evropës, që do të sjellë reshje bore dhe rënie të theksuar të temperaturave.
Në ditët e fundjavës vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mbesin pak të larta në të pashëndetshme, mirëpo në fillim të javës me erërat që pritet të fryejnë, pritet të zbresin në vlera normale dhe të mira.
29.12 – Mot me vranësira dhe diell. Në mëngjes ngrica, e vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
30.12 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht vranët. Pasdite vonë vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore.
31.12.2018-1.01.219 – Të hënën mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore. Rreth viseve malore mund të jenë më intensive. Reshjet e borës vende-vende mund të vazhdojnë edhe të martën paradite. Gjatë ditës së martë ftohë, kryesisht me vranësira. 2.01 – Mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga -6C deri në -1C, e maksimalet do të zbresin nga 5C në 0C..
Sipas Prishtina Weather, era do të fryj e lehtë dhe mesatare 1-9m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet e lartë mbi vlera mesatare.