Moti sot: Kryesish i vranët, parashihen edhe reshje shiu

08:00 | 15 Nëntor 2023
moti-sot:-kryesish-i-vranet,-parashihen-edhe-reshje-shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të sjellin edhe reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Dragashi pritet që ta mbajë minimalen e ditës me 2 gradë Celsius, kurse temperatura më e lartë për sot pritet të shënohet në Gjakovë e Prizren me 14 gradë Celsius.

Komento: