Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

08:08 | 12 Dhjetor 2024
moti-sot-kryesisht-i-vranet-dhe-me-riga-shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mos kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Komento: