Moti sot kryesisht i vranët, priten reshje shiu në disa vende

08:03 | 24 Shkurt 2024
moti-sot-kryesisht-i-vranet,-priten-reshje-shiu-ne-disa-vende

Për sot parashihet  të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C, njofton Meteo Kosova.

Komento: