Moti sot me diell, temperatura deri në 16 gradë Celsius

08:38 | 20 March 2025
moti-sot-me-diell,-temperatura-deri-ne-16-grade-celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

“Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit  e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftim.

Komento:
loading