Moti sot me temperatura deri në 38 gradë Celsius

08:03 | 14 Korrik 2024
moti-sot-me-temperatura-deri-ne-38-grade-celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Komento: