Moti sot në Kosovë

08:39 | 22 Janar 2024
moti-sot-ne-kosove

Sot do të mbajë mot me diell.

Kështu ka bërë të ditur Meteo Kosova, përcjell Front Online.

Sipas MK-së në orët e para të mëngjesit, parashihet të ketë ngrirje të fortë, vranësira si dhe mjegull përgjatë luginave dhe zonave të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3 gradë Celsius.

Po ashtu erë do të fryjë nga drejtime të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 6-17 km/h.

Komento: