Moti sot, përgatituni në pasdite për këtë befasi

08:12 | 15 June 2019

Moti i ndryshueshëm vazhdon të mbretërojë ende në Kosovë.

Edhe sot do të mbajë mot kryesisht me diell ndërsa pasdite vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që situata biometeorologjike mund të shkaktojë probleme te shumica e personave me sëmundje kronike.

Komento: