Moti sot, priten rrebeshe shiu

07:35 | 16 Qershor 2026
moti-sot,-priten-rrebeshe-shiu

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe shtrëngatë e fuqishme kalimtare me më shumë gjasa në pjesë të Dukagjinit dhe Kosovës qendrore.

Temperaturat do të shënojnë ulje, por jo të theksuara.

Minimalja parashihet rreth 14 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 29 gradë Celsius.

Komento: