Moti sot, temperaturat deri 25 gradë

08:14 | 05 October 2023
moti-sot,-temperaturat-deri-25-grade

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 11 gradë, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Front Online

Komento: