Moti sot, temperaturat deri në 13 gradë

08:03 | 16 Shkurt 2024
moti-sot,-temperaturat-deri-ne-13-grade

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira dhe acar në mëngjes.

Siç njofton MeteoKosova,era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C/Front Online

Komento: