Moti të mërkurën me shi e borë

23:45 | 28 Nëntor 2023
moti-te-merkuren-me-shi-e-bore

Të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, e në viset e larta reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius./Front Online

moti

Komento: