Motoçikleta aksidentohet me një kamion, humb jetën një person në Istog

17:00 | 27 Korrik 2026
motocikleta-aksidentohet-me-nje-kamion,-humb-jeten-nje-person-ne-istog

Një aksident trafiku në fshatin Veriq-Istog përfundoi në mënyrë tragjike. Humbi jetën një person me motoçikletë i përfshirë në aksident me njё kamion.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor, gjithashtu edhe autoambulanca tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetё i dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e Njёsitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor DRP-Pejё”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Komento: