Në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku.
Vetura e tipit ‘Golf 5’ e ka goditur një motoçikletë.
Indeksonline mëson se për shkak të këtij aksidenti ka persona që kanë pësuar lëndime trupore.
Policia dhe ambulanca janë paraqitur në vendin e ngjarjes.