Motoçiklisti bëhet për spital pas një aksidenti në Gjakovë

15:31 | 30 Qershor 2019

Gjatë ditës së shtunë, një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë.

S i pasojë e kësaj një person ka marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Gjakovë, ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur një motoçiklist.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Komento: