Motoçiklisti goditet nga vetura në Prishtinë

17:31 | 16 Shtator 2024

Një motoçiklist është goditur nga një veturë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.

Këtë për Front Online e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një  motoçikletë”.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar  një person (motoçiklisti)”.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: