Motra e Leonorës kështu e respekton vjehrrën e saj

16:42 | 15 Nëntor 2020

Motra e Leonorës i ka disa fjalë për vjehrrën e saj.

Blerta Jakupi është motra e këngëtares së njohur e cila jo rrallë herë është përcjellur nga mediat po aq sa motra e saj Leonora.

Mes motrave vërehet dukshëm një ngjashmëri e bukuri e pakrahasueshme duke lënë të kuptojmë se e kanë të trashëgueshme, shkruan Kosovarja.

Përderisa Leonora përflitet edhe për karrierën e saj si këngëtare, motra e saj Blerta komentohet më shumë për bukuri dhe raportet me bashkëshortin.

E pikërisht sot ajo ka uruar vjehrrën e saj për ditëlindje me fjalët më të ëmbla.

“Vjeherr e dashur Urime ditëlindjen të uroj të gjitha të mirat e botës të paqim gjithmonë të duam shumë”, ka shkruar Blerta tek sa sjellë edhe një foto me të.

Komento: