Motra e lidh live me telefon vëllain e shtrirë në spital për të mos humbur tubimin e LDK-së, Abdixhiku: Faleminderit që keni kaq përkushtim, qoftë e kaluar

13:38 | 12 January 2025
motra-e-lidh-live-me-telefon-vellain-e-shtrire-ne-spital-per-te-mos-humbur-tubimin-e-ldk-se,-abdixhiku:-faleminderit-qe-keni-kaq-perkushtim,-qofte-e-kaluar

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag të foltores, e cila po i transmetonte drejtpërdrejtë ngjarjen nga tubimi i kësaj partie.

Abdixhiku theksoi se burri në shtrat ishte vëllai i saj.

“E çfarë s’bën motra për vëlla? Disa momente të madhështojnë. Një ndër ngjarjet më emocionuese të djeshme, ishte prezenca e një zonje mu në prag të foltores. E shikoja me kurreshtje gjatë gjithë kohës. Në duar lartë, drejtuar nga unë, mbante një telefon. Në atë telefon shfaqej një burrë i shtrirë në spital. Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë! Gjatë ditës i kërkova ekipit ta gjenin. E gjetëm. Visar Kadrolli, fotograf e gazetar i Nacionales, e kishte kapur këtë moment ikonik për ne. Burri në shtrat ishte i vëllai i saj. E çfarë s’bën motra për vëllain?”, potencoi ai përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka falenderuar qytetarët për përkushtimin ndaj LDK-së.

“Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!”, përfundoi ai. /FrontOnline/

Komento: