Motra e Sala vjen me një dedikim prekës për humbjen e jetës së futbollistit

08:27 | 08 February 2019

Motra e lojtari Emiliano Sala ka bërë një postim prekës për humbjen e jetës së vëllait të saj.

Përveç personaliteteve të famshëm në botën e futbollit, edhe vet motra e Emiliano Sala, Romina, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta shprehur pikëllimin për vdekjen e vëllait të saj.

“Shpirti yt do të shndritë në shpirtin tim përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa ekzistoj. Të dua, tito”, shkruan Romina, transmeton Gazeta Express.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson. Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private. Departamenti për Hetimet e Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe dje u konfirmua se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala. Pas këtij lajmi, rrjetet sociale janë vërshyaer nga mesazhe pikëllimi dhe ngushëllimi.

Komento: