Motra e vogël e Albatritit feston ditëlindjen, Egzona me surprizën më të veçantë

23:49 | 30 Tetor 2022

Egzona Muqiqi, është njëra nga personazhet me të dashura për publikun.

Ajo u bë personazh i njohur që kur u martua me këngëtarin e njohur, Albatrit Muqiqi, shkruan ORAinfo.

Çifti në fjalë kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, e më vonë u bënë prindër të tre fëmijëve.

Krahas angazhimeve në punë, Egzonën e gjejmë shumë aktive me postime në rrjete sociale.

Së fundi, ajo përmes një postimi ka uruar Enean, motrën e vogël të Albatritit për ditëlindje duke ia publikuar foton më të veçantë./ORAinfo/

Komento: