Motra ju eliminua në mes të Tiranës, vjen mesazhi pikëllues nga vëllau i saj

12:05 | 27 December 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë.

Mjaft prekëse janë fjalët e vëllait të 17-vjeçares që mbeti e privuar nga jeta dje në zonën e Laprakës. Vëllai më i vogël, ka shkruar në rrjetet sociale, ku mezi gjen fjalët për të shprehur dhimbjen e madhe që e ka kapluar pas kësaj humbje.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht. R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.

Briselda Gjikolaj ndodhejk brenda makinës së Erion Bengës, 23 vjeç, me të cilin ishte në një lidhje dashurie prej pak javësh. Ai mbeti i plagosur nga plumbat e pistoletës ndërsa e reja ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Dyshohet sipas policisë se autor është një 19-vjeçar, i cili ka qenë pak para ngjarjes së rëndë në të njëjtin lokal me çiftin dhe aty ka pasur një konflikt mes tij dhe Bengës, pasi autori i ka ngacmuar të dashurën 23-vjeçarit.

Komento: