
Një grua në Prizren ka njoftuar policinë se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Njoftimi:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Selajdin Berisha, Prizren 18.08.2025 – 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.